• BASHKIMI EVROPIAN


  •   
  • FileName: eu_preparations_may_2007_alb.pdf [read-online]
    • Abstract: BASHKIMI EVROPIANNë përgatitje tëpranisë së ardhshmendërkombëtare dhe tëBE-së në Kosovë Për më tepër informacion në Kosovë:

Download the ebook

BASHKIMI EVROPIAN
Në përgatitje të
pranisë së ardhshme
ndërkombëtare dhe të
BE-së në Kosovë
Për më tepër informacion në Kosovë:
Ekipi Përgatitor i ICO/EUSR, Verena Ringler, Këshilltare për Shtyp dhe Informim të Publikut
Tel. + 381 (0) 38 20 30 - 204, + 377 (0) 44 507 594, [email protected]
Ekipi Planifikues i BE-së për Kosovën (EUPT),
s
Casper Klynge drejton përpjekjet planifikuese
Karin Limdal, Zyrtare për Shtyp dhe Informim të Publikut
për një mision të BE-së që do të kujdeset për Tel.+ 381 (0) 38 51 39 - 350, + 377 (0) 44 799 247. [email protected]
sundimin e ligjit në Kosovën e pas-statusit
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Johannes Kiersch
Tel. +381 (0) 38 51 31 323, [email protected]
www.delprn.ec.europa.eu
Për më tepër informacion në Bruksel:
Jüri Laas, Zyrtar për Shtyp dhe Informim të Publikut
Tel. +32 2 281 5523, +32 486 798 055, [email protected]
BE-ja është plotësisht e angazhuar të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovën e pas
j
zgjidhjes së statusit. Si rezultat, Bashkimi Evropian ka vendosur të intensifikojë për-
gatitjet për një prani të ardhshme ndërkombëtare dhe të BE-së në Kosovë në koor-
s
dinim të ngushtë me faktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Viti 2007 do të jetë viti i një vendimi të pritshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve
të Bashkuara mbi statusin e Kosovës, por do të jetë gjithashtu edhe një vit i
përgjegjësive të mëdha.
Komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian janë duke luajtur një rol të
rëndësishëm në procesin e statusit dhe janë duke u përgatitur për të luajtur një rol
të rëndësishëm në Kosovën e pas zgjidhjes së statusit.
BE-ja i mbështet përpjekjet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara Martti
Ahtisaari dhe beson se propozimi i tij gjithëpërfshirës i paraqitur nga Sekretari i
Përgjithshëm i OKB-së në Këshillin e Sigurimit në datën 26 Mars 2007, krijon bazën
për një Rezolutë të Re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. BE-ja e fton
Këshillin e Sigurimit që të miratojë një rezolute të tillë në kohën e duhur. Zgjidhja e
statusit të Kosovës do të përmirësojë zhvillimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.
Roli i ardhshëm i komunitetit ndërkombëtar dhe
BE-së pritet të reflektohet në krijimin e Zyrës
Ndërkombëtare Civile (ZNC) dhe një misioni të BE-
së në fushën më të gjerë të sundimit të ligjit nën
Politikën Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (PESM)
si dhe një prani të shtuar të Komisionit Evropian që
Torbjorn Sohlstrom drejton
do të kujdeset për integrimin rajonal të Kosovës dhe perspektivën Evropiane. Ai
përgatitjet e BE-së për Zyrën
gjithashtu do të përfshijë një prani ndërkombëtare ushtarake të siguruar nga NATO Ndërkombëtare Civile (ZNC)
(KFOR), një mision të OSBE-së, dhe një përpjekje të madhe për ngritje të
kapaciteteve, të implementuar nga Komisioni Evropian, Banka Botërore, UNDP-ja
dhe partnerë të tjerë.
Aranzhimet politike dhe të sigurisë janë duke u përgatitur nga dy struktura: Ekipi
Përgatitor i ZNK-PSBE, që përfaqëson komunitetin ndërkombëtar nën udhëheqjen e
P
BE-së dhe Ekipi Përgatitor i Bashkimit Evropian (EPBE), që punon për BE-në në kri-
jimin e një misioni PESM të sundimit të ligjit.
Qëllimi i Ekipit Përgatitor të ZNC-PSBE është:
P
• të përgatitet për një Zyrë të ardhshme Ndërkombëtare Civile e drejtuar nga
Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, që do të ketë funksion të dyfishtë edhe si
Përfaqësuesi Special i BE-së (PNC/PSBE). PNC do të mbikëqyrë implementimin
e marrëveshjes dhe do të ketë disa kompetenca ekzekutive të përcaktuara qartë
dhe të rishikueshme.* *
• të përgatitet, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Kosovës dhe ad-
ministratën e përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), për transferimin
www.ico-kos.org
e autoritetit nga UNMIK-u tek autoritetet e Kosovës dhe në një masë të kufizuar
te një prani e ardhme ndërkombëtare
Ekipi i Përgatitor i ZNC/PSBE planifikon një zyrë prej rreth 70 nëpunësish ndërkom-
bëtarë, të vendosur kryesisht në Prishtinë me dy nën-zyra në Mitrovicë dhe Beograd.
PNC/PSBE me “dy-funksione” pritet të veprojë
• si PNC në çështjet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e implementimit të marrë-
veshjes së statusit të Kosovës;
• si PSBE kur është nevoja për të ofruar këshillimin dhe mbështetjen e BE-së në
procesin politik si dhe në promovimin e koordinimit dhe koherencës së
përgjithshme të BE-së në Kosovë duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit.
PNC parashikohet të jetë një shtetas i BE-së, i emëruar nga një Grup Drejtues
Ndërkombëtar pas konsultimeve brenda Bashkimit Evropian. PNC do t’i raportojë
drejtpërsëdrejti Grupit Drejtues Ndërkombëtar i cili do të udhëzojë PNC.
* Këto kompetenca qartësisht të përcaktuara ekzekutive do të përfshinin autoritetin: për të bërë disa emërime të caktuara në sferën
ekonomike ; për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht krime serioze dhe të ndjeshme në bashkëpunim me autoritetet kosovare ose
në mënyrë të pavarur; për të anuluar vendimet e marra dhe ligjet e miratuara nga organet qeveritare ose Kuvendi (në nivel qendror
ose lokal) të cilat janë në kundërshtim me dokumentin ose frymën e marrëveshjes; për të sanksionuar ose në raste ekstreme për të
shkarkuar individë të cilët ai/ajo i gjykon se janë duke vepruar në mënyrë të dizajnuar për të ndaluar implementimin e marrëveshjes.
Qëllimi i EPBE-së për Kosovën është të planifikojë një mision të ardhshëm PESM që:
s
• Do të përkrahë autoritetet e Kosovës duke i monitoruar, mentoruar dhe këshillu-
ar në të gjitha fushat e lidhura me sundimin e ligjit, në veçanti në gjyqësi, poli-
ci, dogana dhe shërbime korrigjuese.
• do të sigurojë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare, që krimet
serioze dhe të ndjeshme të hetohen, të ndiqen penalisht si duhet dhe rezultatet
e këtyre procedurave të zbatohen si duhet më pas.
www.eupt-kosovo.eu
• Do të ketë disa kompetenca ekzekutive të kufizuara dhe të përcaktuara qartë
në fushën e sundimit të ligjit. Këto kompetenca do të ushtrohen në konsultim
me PSBE;
• Këto aktivitete do të koordinohen me programet e Komunitetit Evropian të
implementuar nga Komisioni Evropian.
BE-ja është duke planifikuar një mision prej rreth 1,800 policash, gjykatësish,
prokurorësh dhe zyrtarësh doganorë ndërkombëtarë të vendosur në Zyrat Qendrore
në Prishtinë ose të punësuar në mbarë sistemin gjyqësor dhe policor të Kosovës.
Drejtuesi i misionit PESM do të emërohet nga Këshilli
i Bashkimit Evropian. Komisioni i BE-së për Politikë
dhe Siguri (KPS) do të drejtojë misionin PESM politik-
isht dhe strategjikisht. Drejtuesi i Misionit do t’i rapor-
tojë Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Përbashkët të
Jashtme dhe Siguri.
Qëllimi i EPBE për Kosovën është të planifikojë misionin e ardhshëm PESM që do të përkrahë
autoritetet e Kosovës duke i monitoruar, mentoruar dhe këshilluar në të gjitha fushat e
lidhura me sundimin e ligjit, në veçanti në polici, gjyqësi, dogana dhe shërbimet korrigjuese
www.delprn.ec.europa.eu
Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë do të ketë një rol kyç në implementimin e poli-
tikës së BE-së për ankorimin e statusit të Kosovës në perspektivën evropiane afat-
gjatë, nëpërmjet:
• Vënies në funksion të të gjitha mjeteve të zgjerimit sipas Procesit të Stabilizim
Asocimit, të tilla si raportimi i rregullt dhe Partneriteti Evropian;
• Dialogut teknik dhe politik të përhershëm me autoritetet Kosovare për t’i udhë-
zuar në përpjekjet e tyre për reforma;
• Dhënies së asistencës së konsiderueshme financiare (1.8 miliard Euro deri më
sot) për të ndërtuar dhe përmirësuar institucionet kosovare, për të përmirësuar
zhvillimin socio-ekonomik dhe për të avancuar më tej integrimin rajonal të
Kosovës;
• Përmirësimit të pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale dhe Evropiane të
tilla si Marrëveshja e Evropës Lindore për Tregti të Lirë, Traktati i Përbashkët për
Energji, Zona e Përbashkët e Evropiane e Aviacionit dhe çelja e programeve të
Komunitetit Evropian;
• Përgatitja e një konference donatorësh pas-statusit për të ndihmuar në përm-
bushjen e nevojave të Kosovës pas statusit.
Komisioni Evropian ka hapur një zyrë në Prishtinë në Shtator 2004, veçanërisht për
të shoqëruar përpjekjet e Kosovës për reforma nëpërmjet implementimit të reko-
mandimeve të Partneritetit Evropian dhe për të implementuar asistencën financiare
të BE-së; nga fundi i vitit 2008 ai do të ketë rreth 80 nëpunës që do të punojnë në
Prishtinë.
E ardhmja evropiane. 1.8 miliard Euro janë dhënë deri më sot nga
Bashkimi Evropian për të ndërtuar dhe përmirësuar institucionet e Kosovës
dhe për t'u kujdesur për zhvillimin socio-ekonomik. Sfida e ardhshme e
Kosovës do të jetë rruga e saj e reformave drejt Bashkimit Evropian
Parimet drejtuese për praninë e parashikuar
ndërkombëtare/të BE-së në Kosovë:
• Të gjitha përgatitjet e bëra nga BE-ja në planifikimin e saj për një
prani të ardhshme ndërkombëtare në Kosovë bëhen pa
paragjykime ndaj rezultateve të negociatave të statusit. Një rezo-
lutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e nevojshme për
implementimin e ardhshëm të një zgjidhjeje të statusit në veçan-
ti për mbikëqyrjen e implementimin nga prania ndërkombëtare
civile dhe ushtarake
BE-ja po punon nën
• BE-ja është duke punuar mbi supozimin se pas zgjidhjes së statusit, qeverisja e
arsyetimin se pas zgjidhjes
Kosovës do të jetë në duart e popullit të saj dhe autoriteteve të zgjedhura prej së statusit qeverisja e
tij. Kjo do të thotë një transferim i madh nga qeverisja ndërkombëtare drejt qev- Kosovës do të jetë në duart e
popullit të saj dhe
erisjes kosovare. autoriteteve të zgjedhura
• Nëpërmjet një grupi kompetencash ekzekutive të përkufizuara qartë, që pritet prej tij. Në Shkurt 2007, kjo
u theksua nga Përfaqësuesi i
të jenë objekt rishikimi dhe pritet të parashtrohen në marrëveshje, prania e
Lartë Javier Solana dhe
ardhshme ndërkombëtare do të sigurojë garanci dhe siguri të forta në lidhje me Presidenti Fatmir Sejdiu
implementimin e marrëveshjes së statusit dhe me parimet e sundimit të ligjit.
• Ashtu siç u konfirmua në qershor 2002 në Samitin e Selanikut, ku BE-ja përsëri-
ti përkrahjen e saj paekuivok ndaj perspektivës evropiane të vendeve të
Ballkanit Perëndimor, Kosova është vendosmërisht e ankoruar në kornizën e
Procesit të Stabilizim Asocimit.
• Të gjithë faktorët e BE-së në Kosovë punojnë në koherencë të plotë dhe janë
plotësues të njëri tjetrit në përkujdesjen për implementimin e statusit, stabilitetin,
zhvillimin socio-ekonomik dhe rrugën Evropiane të Kosovës.
EUROPEAN UNION EUROPEAN COMMISSION
PLANNING TEAM FOR KOSOVO
EUPT KOSOVO


Use: 0.6688